in

Aksident rrugor në A4. Vdes 25-vjeçarja, në gjendje të rëndë foshnja e saj

Romë 20 dhjetor 2011 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në autostradën A4 Torino-Milano në lartësinë e Novarës. Ka mbetur e vdekur në vend një grua e re 25 vjeç, shqiptare me banim në Alesandria (emri i të cilës nuk bëhet i ditur) ndërsa i biri i saj 3-muajsh, që udhëtonte me të, është shtruar në rianimacionin  e spitalit të Novarës  në gjendje të rëndë shëndetësore.  

Për shkaqe ende të paqarta në aksident janë përfshirë tre mjete: një kamion, një autobus dhe vetura ku udhëtonte gruaja që vdiq me të birin si edhe tre persona të tjerë. Në vendngjarje ka ndërhyrë policia rrugore dhe zjarrfikësit që kanë nxjerrë të plagosurit nga llamarinat e veturës.

Me përjashtim të nënës së re e foshnjës së saj, të gjithë të tjerët: 3 bashkudhëtarët e 25 vjeçares, kamionisti dhe pasagjerët e autobusit, nuk kanë pësuar ndonjë lëndim serioz.

Prezantohet në Tiranë trajneri i kombëtares Gianni De Biasi

Romë. Tramvaji shtyp një 60-vjeçare