in

Aksident rrugor në Foggia. Vdes 37-vjeçari Orges Marku

Sipas agjentëve të policisë rrugore duhet të ketë qenë duke kapërcyer në këmbë rrugën kombëtare 98, kur e ka shtypur një makinë

Romë, 21 maj 2013 – Orges Marku, 37 vjeç, është shtypur nga një makinë natën e shkuar, përgjatë rrugës kombëtare 89 që lidh Foggian me Manfredonian. Sipas rindërtimit të ngjarjes, Marku duhet të ketë qenë duke kapërcyer rrugën ndërsa ka mbërritur një makinë që e ka marrë përpara.

Personi që e ka shtypur është ndalur menjëherë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë por 37 ka vdekur në vend. Edhe ambulanca e mbërritur në vendngjarje nuk ka mundur të bëjë asgjë veçse të konstatojë vdekjen.

Katër i Radës, il naufragio che nessuno ricorda – Il reportage radiofonico

The voice of Italy. Navigando su Facebook, in attesa della prossima esibizione di Elhaida