in

Aksidenti i Himarës. Në spitalin austriak del nga koma edhe Florije Peçi

Florije Peci dhe Eriselda Gubere u nisën më 24 maj  drejt Austrisë në gjendje të rëndë. Tashmë që të dyja kanë dalë nga koma e vazhdojnë t’u nënshtrohen kurimeve në një spital në Vjenë

Florije Peci
Tiranë, 4 korrik 2012 – Studentja e plagosur në aksidentin tragjik të Himarës së 21 majit, Florije Peci, ka dalë nga koma.

Nga burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë konfirmohet se Peci është zgjuar mbrëmjen e së martës dhe sipas bluzave të bardha të spitalit austriak ku ajo është e shtruar, truri i saj ka reaguar pozitivisht pas testeve të bëra.

Sipas të njëjtave burimeve, Peci pas përmendjes ka komunikuar me familjarët e saj, duke dhënë shenja të një shëndeti mendor të pacënuar, ndërkohë që pritet transportimi i saj në një tjetër spital në Austri, për një rikuperim më të plotë fizik.

Florije Peçi dhe Eriselda Gubere, dy vajzat e plagosura në aksidentin e Himarës, u transportuan më 24 Maj drejt Vjenës, për një mjekim më të specializuar. Eriselda Gubere doli nga koma më 15 Qershor.

aksidentin e Qafës së Vishës një autobus me 33 studente të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dega Letërsi, ra nga rruga në greminë nga një lartësi prej rreth 80 metrash. Humbën jetën 13 persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Sipas raportit të Policisë së Shtetit, “nuk ka pasur dëmtim të sistemit të drejtimit apo frenimit por shkak ka qenë shpejtësia e autobuzit. Ajo ka qenë më e madhe se ajo e lejuar në këtë aks rrugor dhe drejtuesi i mjetit ka reaguar me vonesë për të ulur shpejtësinë e mjetit”.

Ekstradohen nga Italia dy organizatorë të tragjedisë së 9 janarit 2004

Ministri i ri i Jashtëm Panariti, vizitën e parë në Romë