in

Aksioni i Lazaratit në mediat italiane: “Republika e marihuanës në shtetrrethim”

Vazhdon prej tre ditësh aksioni policor në Lazarat e vazhdon mbulimi i tij nga agjencitë e shtypit e mediat italiane

E përditshmja Repubblica: “Shtetrrethim Lazaratit, “kryeqytetit” të kanabisit. Sekuestrohen mbi 10 tonë marihuanë

“Prej tri ditësh – përmbledh në nëntitullin e një artikulli të gjatë e të shoqëruar me shumë fotografi, Repubblica – 800 agjentë po përballen me trafikantët e fshatit, 240 km në jug të Tiranë, që ka 2.200 banorë e punëtorë sezonalë të angazhuar në kultvimin e drogës. Aty prodhohen 900 tonë kanabis në vit, për një vlerë prej 4,5 miliardë euro. Thuajse sa gjysma e PBB të Shqipërisë. Pas plagosjes s një polici e të dy civilëve, opeeracioni policor shkon përpara”. (Shtyp këtu për të parë fotografitë e të përditshmes Repubblica)

Dorëzohet kreu i dyshuar i rebelëve i fshatit të marihuanës” titullon sot paradite ANSA.

“Mbrëmjen e të martës është dorëzuar në polici Gate Mahmutaj, që dyshohet si kreu i rebelëve të Lazaratit, fshati simbol i marihuanës, që prej 48 orëve bëjnë qëndresë të armatosur ndaj aksionit të gjerë të forcave të rendit”.
“Mahmutaj – shpjegon ANSA në intervista të ndryshme pohon se nuk është kreu i grupit, por sipas policisë du sulmet e para ndaj saj nisën pikërisht nga shtëpia e tij. Në tokat e tij, policia ka zbuluar 7 plantacione marihuane”.
Më pas ANSA tregon se policia me rreth 800 agjentë, mban në shtetrrethim Lazaratin prej tre ditësh gjatë të cilave ka sekuestruar 10 tonelata maihuanë, ka djegur 60 mijë rrënjë kanabis e ka bastisur 30 banesa. Ndërkaq, në zonat akoma të pakontrolluara nga forcat e policisë, banorët kanë nisur të djegin drogën për të mos u zbuluar.

Sekuestrohen tonelata kanabis pas shtetrrethimit në Lazarat” titullon agjencia ASCA që mes të tjerash e quan Lazaratin, “fshati shqiptar i njohur si “kryeqyteti i kanabisit” në Evropë”.

Asca jep edhe lajmin (e pavërtetë sipas policisë shqiptare) të vrasjes së tre personave duke shkruar “Një polic e dy civilë kanë mbetur të vrarë”.
Ashtu si Ansa edhe këtu kujtohet që në këtë aksion janë përfshirë 800 forca të policisë që tani janë “me veshje antiplumb e automjete të blinduara” dhe se “disa banorë po djegin vetë bimët e marihuanës përpara se të braktisin fshatin”.

Nuk i ndryshon asnjë presje lajmit të marrë nga ASCA, revista Internazionale që e sjell në faqet e saj online:

(Vijon)

Shtetësia italiane. Tani është ligj: kush e kërkon si pasardhës italiani paguan 300 euro

Pianistja Gaia Sokoli koncert në Legnano