in

Amnistia e kontributeve shoqërore, përfitim për personat e bizneset

Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Kontributeve Naim Balluku, 523 të vetëpunësuar dhe 838 biznese përfitojnë nga ligji “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, i cili fal dhe një pjesë të mirë të detyrimeve kontributive, gjobave e kamatëvonesave në fushën e sigurimeve shoqërore.    

Tiranë, 23 qershor 2011 – Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Kontributeve, Naim Balluku, rezulton se nga miratimi i ligjit përfitojnë 523 subjekte që janë debitorë pranë ISSH deri në 31 dhjetor 2004 një shumë prej rreth 18.2 milionë lekë dhe 838 subjekte juridike me një shumë prej rreth 458,8 milionë lekë kamatëvonesa.

Ai tha se “efektet e përfitimit janë shumë të mëdha për periudhën që shërbimi i pagesës së kontributeve është transferuar në organet tatimore, ku përfitojnë afro 23.000 subjekte, me një shumë prej 3,1 miliardë lekë”.

Duke qenë se subjektet lehtësohen nga pagesa për detyrime kontributive, gjoba e kamatëvonesa, Balluku siguroi se “pritet të ndodhë një riaktivizim i bizneseve të mbyllura, apo ato që janë në gjendje të rënduar financiare”. Po kështu, duke paguar të gjitha detyrimet e vitit 2011, i cili është kusht për faljen e një pjese të detyrimeve dhe gjobave, do të realizojmë një bilanc pozitiv përsa i përket të ardhurave për këtë vit dhe krijuar premisë pozitive dhe në të ardhmen, tha Balluku. Sipas tij, kategoritë që përfitojnë nga ky ligj janë të vetëpunësuarit dhe bizneset.

Udhëzim i ministrisë së Financave nr. 12 i datës 18 maj 2011 mbi procedurat e zbatimit të ligjit nr. 10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”

Shqiptarët nuk po abuzojnë me liberalizimin e vizave

Fondi Saudit financon me 25 milionë dollarë rrugën Tiranë-Elbasan