in

Angelina Jolie jep shenjat e gishtërinjve në Lampedusa

Aktorja e famshme shkon në ishull në rolin e Ambasadores së OKB-së: “Shoh këtë det të mrekullueshëm, dhe më zë trishtimi kur mendoj sa njerëz kanë rrezikuar apo humbur jetën në të”

Romë, 20 qershor 2011 – Dje Angelina Jolie ka bërë një vizitë të papritur në Lampedusa, me rastin e ditës ndërkombëtare të refugjatëve që festohet sot. “Duke parë në qendrën e pritjes familje të tëra me fëmijë të vegjël, të mbërritur pas një lundrimi të gjatë e të vështirë, mendoj sa të dëshpëruar duhet të jenë këta persona që vendosin të hipin në barka e të vënë në rrezik jetën e tyre”, ka thënë ylli i Hollywood-it, ambasadore e OKB-së, duke folur në Lampedusa. Duke iu drejtuar lampeduzanëve të pranishëm ajo nënvizoi: “Mendoni sa rëndësi ka për ta të marrin arratinë nga vendi i tyre e të arrijnë në një vend ku dikush i mirëpret. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për forcat e rendit, por edhe për njerëzit e thjeshtë, për ju. Jam e nderuar të jem sot mes jush. I jam mirënjohëse Italisë që mbajti kufijtë hapur”.

Sipas aktores, “nevojitet më shumë tolerancë” për të përballuar problemin e imigracionit. Pyetjes nëse Europa duhet të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj imigrantëve, ajo iu përgjigj: “Jam amerikane e nuk mund të flas për Europën, por vij nga një vend që ka pasur sumë të mira nga imigracioni”.

Lampedusa është një ishull shumë i bukur. Është herë e parë që shkel këtu por mendoj se do të kthehem sërish”, vazhdoi ajo mes qytetarëve që e duartrokisnin. “Ç’keni bërë për imigrantët është shumë domethënëse – ka theksuar ajo – Shikoj këtë det të mrekullueshëm e trishtohem kur mendoj sa persona kanë rrezikuar jetën e sa të tjerë e kanë humbur”.

Bashkë me Komisarin Suprem të OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres, Jolie ka qenë e pranishme gjatë hedhjes në det të një kurore kushtuar të gjithë migrantëve që nuk arritën të kapërcejnë detin e nuk mbërritën dot në brigjet siciliane.

Bashkë me Komisarin Suprem të OKB-së, aktorja ka vizituar fillimisht Qendrën e Pritjes në lagjen Imbricola ku ka takuar 130 refugjatët e mbajtur në strukturë. Agjenda e saj solli edhe një të papritur: kërkoi me forcë që t’i merreshin shenjat e gishtërinjve, tamam siç bëhet me refugjatët që zbarkojnë në Lampedusa. Më pas shkoi në bazën ushtarake Loran ku ndodhen 265 të mitur të pashoqëruar. Në fund ajo është ndalur në Portën e Europës, monumentin dedikuar migrantëve.

Maroni në Pontida: “Organet e drejtësisë në favor të klandestinëve”

Ermonela Jaho{br}Violeta shqiptare në 150 vjetorin e Italisë