in

Anila Shapalaku, fituese e Çmimit Artemisia 2010

Edicioni i sivjetshëm i Biennales Premio Artemisia 2010 pati dy fitues: Komisioni vlerësoi për cilësinë e punës dhe interpretimin Paolo di Rosa nga Linate dhe Anila Shapalakun, durrsake me banim në Urbino. Kjo e fundit fitoi me veprën me titull “Marionette”, ngjyra akriliku në letër.

Komisioni ka vendosur edhe se cilët do të jenë 40 artistët finalistë të konkursit që do të marrin pjesë në ekspozitën që do të hapet nga 6 nëntori më 12 dhjetor në hapësirat e Mole Vanvitelliana në Ankona.

Shoqata Artemisia është themeluar në vitin 1993, pikërisht në katërqind vjetorin e lindjes së piktores së madhe Artemisia Gentileschi. 

Përveç aktiviteteve të ndryshme didaktike, kjo shoqatë, e njohur nga Regione Marche si Ent me interes kulturor, promovon përhapjen e artit me një vëmendje të posaçme tek arti bashkëkohor.

Katër i Radës diventi simbolo della tragedia

Shoqatat e shqiptarëve të Emilias bashkohen në një rrjet