Gazeta “La Tribuna di Treviso” ka sinjalizuar rastin e dëshpëruar të një gruaje shqiptare e cila bën thirrje për ndihmë.
Manjola Sula është nënë e dy fëmijëve 2 dhe 5 vjeç ndodhet në vështirësi të mëdha pas ndarjes nga i shoqi. Pasi pronari i shtëpisë i ka dhënë shumë pak ditë kohë për të lënë shtëpinë ku jeton, në Preganziol, Treviso, as komuna nuk arrin t’ia zgjidhë problemin e banesës. Aktualisht komuna nuk ka banesa të destinuara për emergjencat. Ndihma e vetme është një shtyrja e datës kur Manjola duhet të dalë nga banesa e një kontribut i vogël në pagimin e qerasë
E si të mos mjaftonte, pikërisht në ditën e 32-vjetorit të saj Manjola u pushua nga puna. Një punë me orar të reduktuar, 25 orë në javë si pastruese, por që gjithsesi i jepte mundësinë të jetonte me dinjitet me fëmijët e saj.
Në intervistën dhënë gazetës ajo shpreh frikën se nuk do të ketë forcën të rezistojë më dhe se mos i marrin vajzat meqenëse nuk ka mundësi ekonomike t’i mbajë.
Prandaj bën thirrje për të gjetur një vend pune, gjëja e parë që i duhet për të mos u ndarë nga vogëlushët e saj.