in

Arezzo. 50-vjeçari shqiptar humb jetën në tensionin e lartë

E gjejnë të pajetë në një kabinë elektrike. Mendohet të ketë vrarë veten sepse vuante nga depresioni

Romë, 27 janar 2014 – Ka humbur jetën në një kabinë elektrike ku kalojnë kabllot e tensionit të lartë. Ka ndodhur në fundjavë në provincën e Arezzos.

Viktima është një shqiptar 50 vjeç që vuante nga një depresion i thellë, ndaj edhe hipoteza e parë e karabinierëve që po zbardhin ngjarjen është vetëvrasja. Ishte rezident në Ponte a Poppi (AR) bashkë me familjen e tij.

Alarmin e ka dhënë i vëllai, i cili parandjente se 50-vjeçari duhet të ishte në kabinën elektrike, pranë ndërmarrjes ku punonte. Aty e kanë gjetur karabinierët e zjarrfikësit që nuk kanë mundur ta nxjerrin aty menjëherë por u është dashur të presin që ENEL të hiqte më parë korrentin.

Duke mos arritur dot me duar kabllin nëpër të cilin kalon korrent i tensionit të lartë, shqiptari ishte lidhur me të me diçka të hekurt dhe shkarkesa elektrike e ka vrarë në vend.  

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Chieti. Zjarr në shtëpi, plagosen tre vetë. Rëndë një grua shqiptare

Verona. Arrestohen dy të rinj shqiptarë, sekuestrohen mbi 40 kg heroinë