Një ngjarje e pabesueshme ajo që i ka ndodhur shqiptarit 37 vjeçar Florian Limonaj. Ai qe akuzuar për një vjedhje në një dyqan bizhuterish në Marina Centro, të Riminit. Por vjedhja, e kryer më 5 janar të këtij viti, dyshohet se nuk është vepër e shqiptarit. Ekspertiza ka zbuluar shenja kodi gjenetik në paruken dhe në dorezat e braktisura nga hajduti, po këto nuk përputhen me ato të Florianit. Aq më shumë që një grua, e pranishme në vendin e ngjarjes, nuk e ka njohur shqiptarin me siguri si autorin e vjedhjes. Për këto arsye atij i është dhënë arrest shtëpie, por ku ka mbërritur në banesë, Florian Limonaj mori vesh se qiradhënësi e kishte nxjerrë nga shtëpia. Duke mos pasur asnjë vend tjetër ku mund të qëndronte, është detyruar të kthehet në burg, ku do t’i duhet të presë vendimin përfundimtar të gjykatësit