in

Arrestohet për trafik droge drejtori i postës në Senat

Karabinierët e Valmontones së Romës shpartallojnë bandën italo-shqiptare. Arrestojnë sot në mëngjes dhjetë vetë, mes tyre drejtorin e zyrës postare të Senatit, një polic dhe një shofer autobusi linje Cotral

Romë, 25 shtator 2012 – Një organizatë kriminale italo-shqiptare që shpërndante drogë në jug të kryeqytetit italian është zbuluar nga karabinierët e Valmontones (provinca e Romës). Sot në mëngjes janë arrestuar dhjetë vetë, tre shqiptarë e shtatë italianë, gjashtë prej të cilëve janë futur në burg ndërsa katër janë në arrest shtëpie.

Mes të arrestuarve edhe drejtori i zyrës së Postës në Senat, 53-vjeçari Orlando Ranaldi, që sipas hetuesve ishte krahu i djathtë i kreut shqiptar të organizatës kriminale. Veç drejtorit të Postës edhe Stefano Gallo, agjent i policisë lokale të Valmontones e Alessandro Mele, shofer autobusëve të linjës Cotral. Këta të fundit duket se shpërndanin drogë edhe në orar e me makinat e punës.

Nga hetimet, që kanë zgjatur rreth shtatë muaj, ka dalë në dritë që Ranaldi e tërhiqte drogën në Romë e më pas e shiste në provincë për llogari të organizatës. Gjatë muajve të hetimeve janë arrestuar edhe persona të tjerë në flagrancë e janë sekuestruar qindra doza kokainë.

 

Trafik ndërkombëtar droge, pesë arrestime në Lombardi

Ministri i Arsimit: “Shkolla është multietnike, të rishikohen programet shkollore”