in

AssoAlbania, shoqata në ndihmë të sipërmarrësve shqiptarë

Shoqata e re e Sipërmarrësve shqiptarë në Itali, AssoAlbania, e promovuar nga një grup sipërmarrësish dhe biznesmenësh shqiptarë, kërkon të shkojë tej logjikës së ndihmës për zhvillim të drejtuar nga profesionistë italianë, në mënyrë që të jenë vetë shqiptarët që të zgjedhin rrugën e drejtimin e bashkëpunimit

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali kanë arritur që në fund të viti 2010 të kenë 23.752  ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe të renditen në vendin e katërt ndër të huajt. Një raport i CNA, vë në dukje që në vitin 2010 vendi më i rëndësishëm për numrin e sipërmarrësve është Maroku (16,4%), pasuar nga Rumania (15,4%), Kina (14,7%) dhe Shqipëria (10,4%).

Akoma pas 20 vitesh emigracion në Itali, sipërmarrësit shqiptarë nuk kishin krijuar ende një raport bashkëpunimi ose uniteti mes tyre. Për këtë arsye më datë 3 dhjetor të 2011 lindi ideja e një konference që u mbajt në Pistoia, në të cilën u hodhën bazat e Shoqatës së Sipërmarrësve shqiptarë në Itali, AssoAlbania, e promovuar nga një grup sipërmarrësish dhe biznesmenësh shqiptarë.

Në statutin e AssoAlbania-s thuhet se ajo ka për qëllim mbështetjen e biznesit shqiptarë në territorin italian duke krijuar një “shoqatë kategorie” të sipërmarrësve shqiptarë në Itali, pa përjashtuar interesin për investimet në Shqipëri. Kjo do të bëhet e mundshme nëpërmjet krijimit të një rrjeti kombëtar shërbimesh të favorshme e të menduara posaçërisht për sipërmarrësit shqiptarë, siç janë programet dhe kurset e trajnimit, apo konsulencat profesionale.

Çfarë do t’u ofrojë AssoAlbania anëtarëve të saj?

Pikësynimi i AssoAlbania-s është ofrimi i një mbështetjeje serioze për biznesin shqiptar, përmes një rrjeti informativ, përmes programeve për formim të menduara posaçërisht për firmën shqiptare, dhe mbi të gjitha përmes shërbimeve ose çfarëdolloj tipi konsulence të konvencionuar me shoqatën dhe në gjendje për t’u përgjigje nevojave të sipërmarrësve. E gjitha kjo, falë bashkimit të sipërmarrësve shqiptarë në një zë të vetëm, në kërkimin e mbështetjeve nga institucionet dhe fondet publike për financimin e ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve shqiptarë.

Përveç, me partnerë që udhëheqin përmes kalkulimit të mbajtjes, ndryshimit ose të nisjes së biznesit me aftësi cilësore

Mbi të gjitha është rëndësia e trajnimit dhe e Sigurisë në vendin e punës. Në këtë aspekt, në bashkëpunim me agjencitë e sektorit do të ofrohen kurse të detyrueshme të trajnimit, këshilla të personalizuara mbi biznesin dhe shitjen, si dhe mbështetje për dokumentacionin dhe procedurat që kanë të bëjnë me “Punën”, edhe falas.

Më pas vjen ndërtimi i një rrjeti marketingu dhe reklamash të menduara posaçërisht për të bërë të njohur kompaninë, si dhe ngritja e një komunikimi të vazhdueshëm me furnizuesit, institucionet, individët dhe anëtarët, në mënyrë që edhe sipërmarrësit shqiptarë të kenë mundësinë të punojnë së bashku.

Për sa i përket kontabilitet dhe konsulencës, çdo gjë mendohet të ofrohet në dy gjuhë, shqip edhe italisht, me çmime të favorshme. Në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, sipërmarrësve të rinj do t’u ofrohet mundësia e përllogaritjeve të hapjes, mbajtjes apo ndryshimit të një aktiviteti privat. Gjithnjë e më rëndësi do t’u jepen edhe konsulencave për rekuperimin e faturave të papaguara dhe borxheve, problem ky gjithnjë e më i pranishëm në krizën aktuale.

Ndërkombëtarizimi është një ndër pikat kryesore për konsulencë dhe përgatitje dokumentesh për investime në Itali dhe Shqipëri. E gjitha e shoqëruar me përkthimet ligjore dhe të betuara.

Gjithashtu do të parashikohen shërbime të posaçme lidhur me sigurimet, markat e biznesit, dhe burimet financiare duke u mbështetur në fonde, kontribute dhe banka partnere për të siguruar kredi apo llogari të leverdishme.

Rrënjët e AssoAlbania-s

Aktualisht, selia e shoqatës ndodhet në Firence, dhe mbulon zonën e Pratos e Pistoias.

Ideja e krijimit të kësaj shoqate lindi me 3 dhjetor të 2011, në Pistoia, gjatë konferencës “ItaliaAlbania, vent’anni d’impresa” me të cilën u festua 20 vjetori i kompanive/bizneseve shqiptare në Itali. Që nga ajo ditë disa nga themeluesit krijuan një grup pune për përgatitjen e Statutit të shoqatës, me aprovimin e të cilit u themelua AssoAlbania. Ideja dhe dëshira e nismëtarëve është zgjerimi i veprimtarisë së shoqatës në gjithë Italinë, nëpërmjet selive lokale. E gjithë ideja e AssoAlbania-s kërkon të shkojë tej logjikës së ndihmës për zhvillim të drejtuar nga profesionistë italianë, në mënyrë që të jenë vetë shqiptarët që të zgjedhin rrugën e drejtimin e bashkëpunimit.

Nga njëra anë themeluesit janë të ndërgjegjshëm për faktin se rruga që kanë ndërmarrë mbart  me vete sfida të mëdha për realizimin brenda një kohe të shkurtër të objektivave të projektit AssoAlbania. Nga ana tjetër, pothuajse 100 anëtarët që kanë kërkuar anëtarësim në shoqatë kanë konfirmuar dhe përqafuar idenë e themeluesve  të shoqatës dhe pritet që interesi ndaj AssoAlbania të jetë gjithnjë në rritje. (A. Shani)

Struktura

Kryetar i AssoAlbanias: Nikolin Gjeloshi, titullar i EDILaLbO Piscine
Drejtor i Përgjithshëm: Alkid Demo, titullar i “Demo Ponteggi”
Nëndrejtor: Leonart Prenga, titullar i “Arte Topiaria”
Sekretare dhe arkëtare: Afërdita Shani, Presidente e ICSE & Co. (International Center for Southern Europe).

Kontakte AssoAlbania
Tel: (+39)3318215761
Fax: +390573545948
Mail: info[at]assoalbania.it
Sito: www.assoalbania.it
Sede: Firenze, via Miele 3, 2° piano, stanza 6

Ho una colf “in nero”, cosa rischio?

Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës. 44 arrestime në Taranto