in

Asti. Arrestohen dy persona të cilëve u sekuestrohet gjysmë kg kokainë

Janë Englentian Hasa 25 vjeç dhe Artan Bregu 27 vjeç dy të arrestuarit e fundit për trafik droge

Dy shtetas shqiptarë, të konsideruar si shpërndarës lëndësh narkotike, kanë rënë në prangat e karabinierëve të Astit. Ata u kapën me gjysmë kilogram kokainë të pastër, me cilësi shumë të lartë dhe që në treg do të sillte një fitim prej 100 mijë eurosh.

Janë arrestuat shtetasit Englentian Hasa 25 vjeç dhe Artan Bregu 27 vjeç. Gjatë konferencës për shtyp u bë e ditur se ushtarakët kanë vëzhguar dy të rinjtë, që kishin një sjellje të dyshimtë. Ata janë ndaluar në daljen Asti Est të autostradës për një kontroll gjatë të cilit në automjetin e dy shqiptarëve është gjetur e fshehur droga.

Nga kontrollet në banesat u zbuluan mjete për përgatitjen dhe ambalazhimin e kokainës. Mendohet se dy shqiptarët furnizonin tregun lokal, kryesisht lokalet e natës dhe diskotekat. Po hetohet mbi prejardhjen e drogës dhe zbulimin e rrjetit të plotë.

Terni. Ndalohen e më pas dëbohen pesë persona për trafik droge

OKB: “Shqipëria një nga portat kryesore të trafikut të drogës drejt Europës”