in

Azilkërkuesit. Finlanda: “Këtu, asnjë shqiptar nuk fiton azil”

Zyra finlandeze e imigracionit vë në dukje edhe se azilkërkuesit që marrin përgjigje negative sepse kërkesa konsiderohet e pabazë nuk përfitojnë as ndihmën për kthimet vullnetare e rrezikojnë t’u ndalohet hyrja në të gjithë zonën Schengen për disa vjet

Romë, 22 gusht 2015 – Finlanda nuk i njeh asnjë shqiptari statusin e azilantit, madje do të ndërpresë edhe paketën e ndihmës të parashikuar për azilkërkuesit që kthehen në mënyrë vullnetare, nëse ka arsye për të dyshuar se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar keqpërdoret.

Kështu shkruan në një komunikatë për shtyp ambasada e Finlandës në Greqi, që mbulon edhe Shqipërinë, duke theksuar se, sipas zyrës finlandeze të imigracionit, numri i shqiptarëve që shkojnë  e kërkojnë azil në Finlandë është rritur ndjeshëm gjatë verës 2015 dhe se të gjithë kanë marrë përgjigje negative. Edhe atyre, që do të tentojnë të kërkojnë këtej e tutje azil, do t’u refuzohet, sepse edhe Finlanda e konsideron Shqipërinë një vend të qetë, përsa i përket sigurisë.

Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara.

Kohët e fundit, sqaron ambasada në komunikatën e saj, “të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim-hyrjeje” duke kujtuar që masa e dëbimit nga një prej vendeve të Schengenit u mbyll dyert për disa vjet të ndëshkuarve nga e gjithë zona.

Duke qenë se një pjesë e madhe e azilantëve, deri më tani kanë përfituar nga paketa e ndihmave të dhëna nga ky shtet, Ambasada ka sqaruar edhe një herë se kjo paketë përfitohet vetëm një herë dhe u jepet vetëm atyre që kanë nevojë për riintegrim. Ndihma miratohet e pjesshme ose nuk miratohet, nëse ka arsye të dyshohet se aplikanti ka për qëllim vetëm ta keqpërdorë sistemin e ndihmës, ose nëse konsiderohet se personi që do të kthehet në atdhe nuk ka nevojë për të gjithë ndihmën.

L’arte di vendere. Dal Mustafà di Roma al Muhammad di Londra

Politikanët në version vere (foto)