in

Bari. Sekuestrohen në port 1.650 kg marihuanë

Droga ishte e fshehur në një kamion të imbarkuar në tragetin që vinte nga Durrësi

Romë, 19 nëntor 2015 – Të mërkurën në mëngjes, finacierët e Barit në bashkëpunim me doganën e portit kanë zbuluar dhe sekuestruar 1.650 kg marihuanë të ndarë në 1.460 pako të fshehura në brendësi të një kamioni të ngarkuar me panele druri për ndërtim. Kamioni sapo kishte zbritur nga trageti që mbërrinte nga Durrësi dhe ishte drejtuar për në Lombardi.

E hedhur në treg, sasia e drogës do të vlente rreth 16 milionë euro. 

Për këtë sasi të sekuestruar droge kanë përfunduar në burg dy kushërinj shqiptarë një 53 e tjetri 26 vjeç. Duhet të përgjigjen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

 

Lejeqëndrimi elektronik i ri. Shenjat e gishtërinjve edhe të miturve

“Jo në emrin tim”. Myslimanët në shesh kundër terrorizmit