Pas zgjedhjes së Bujar Nishanit, në postin e Presidentit të Republikës vetëm me votat e shumicës në pushtet, bëhet më e largët për Shqipërinë mundësia për të kërkuar për statusin e vendit kandidat në BE
”Në këtë pikë, është shumë e vështirë të shohësh sinjale, zhvillime pozitive që mund të sjellin vendin në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit,” tha sot Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve.
Pas zgjedhjes së Bujar Nishanit, në postin e Presidentit të Republikës vetëm me votat e shumicës në pushtet, bëhet më e largët për Shqipërinë mundësia për të kërkuar për statusin e vendit kandidat zyrtar për anëtarësim në BE këtë vjeshtë.
Në vjeshtë Komisioni Evropian boton raportin vjetor mbi progresin e vendeve kandidate apo kandidate të mundshëm për zgjerimin e Bashkimit dhe bën rekomandimet për udhëheqësit se cili vend i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të kaluar në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit.
Tirana tani për tani mbetet në fazën fillestare të nisjes : çdo hap përpara, vazhdon të përsërisë Brukseli, varet para së gjithash nga dialogu politik dhe nga Përparësitë e tjera të përcaktuara prej kohësh dhe të përfshira në një plan kombëtar të veprimit. ”Komisioni Evropian – theksoi zëdhënësi – ka përcaktuar dymbëdhjetë pikat përparësore për integrimin e Shqipërisë dhe do të komunikojë’ vlerësimin e tij këtë vjeshtë”. (ANSA)