in

Bergamo. Arrestohen 8 persona për trafik droge, në kërkim dy të tjerë

Krerët e grupit, sipas policisë, ishin dy vëllezërit Dashamir dhe Ramë Pepa, ndërsa lokali i administruar prej tyre, qendra e trafikut

Romë, 27 nëntor 2014 – Natën e shkuar policia e Bergamos ka arrestuar dhjetë persona në kuadrin e luftës ndaj trafikut të drogës. Në krye të grupit të trafikantëve, dy vëllezër shqiptarë Dashamir dhe Ramë Pepa që administronin Pepa Bar të rrugës Suardi, jo larg Kuesturës.

Nga hetimet, që kanë zgjatur gjashtë muaj, ka dalë në dritë se pikërisht bari i dy vëllezërve ishte një qendrat kryesore të shpërndarjes së drogës, kryesisht kokainë dhe marihuanë, për qendrën e qytetit e zona të tjera të provincës. Nga viti 2012, vëllezërit kishin organizuar një rrjetë shpërndarësish droge që furnizoheshin me rregullsi me ngarkesa që silleshin nga Shqipëria

Në prangat e policisë kanë rënë Dashamir Pepa, 28 vjeç, Dalip Shehu, 24 vjeç, Edmond Voci 29 vjeç, Aurel Dautaj 24 vjeç, Xhelal Laci 29 vjeç, Agim Guri 35 vjeç, dhe dy të rinj italianë Francesco La Colla 20 vjeç dhe Matteo Carpinelli 21 vjeç. I kanë shpëtuar arrestimit, sepse gjendën jashtë Italisë, dhe janë shpallur në kërkim, vëllai i madh i Dashamirit, Ramë Pepa, 34 vjeç, dhe Besjan Kovaçi, 27. Natën e shkuar, në kontrollet e shtëpive gjatë arrestimit të personave janë sekuestruar tre kg marihuanë “e cilësisë shumë të mirë”, thonë agjentët, dhe gjysmë kg kokainë për një vlerë prej 22 mijë euro.

Dy bomba dhe një letër me fantazmën e Enver Hoxhës

Bijtë e shqiptarëve në Itali. Mbi 10 mijë të lindur në vitin 2013