in

Berisha: “Nuk do të rikandidojmë kurrsesi Bamir Topin për President”

“Nano nuk mund të jetë kandidat i PD-së për postin e presidentit. Topalli ashtu si drejtues të tjerë të PD-së kanë të gjitha cilësitë për të qenë në atë post, por është ende herët”

Tiranë 16 dhjetor 2011 – Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e të enjtes se “në asnjë rast dhe rrethanë maxhoranca nuk do të rikandidonte Bamir Topin në postin e Presidentit të Republikës”. 

I ftuar në emisionin televiziv “Opinion” në Tv Klan, Berisha komentoi marrëdhëniet e maxhorancës me Kreun e Shtetit.

“Në historinë e një vendi nuk mund të ketë asgjë më rrënuese për institucionin qendror të shtetit, se sa deklarimi i Presidentit në detyrë, për të krijuar parti” u shpreh Berisha.

“Nëse flitet për dinjitet shtetëror, kjo është e rëndë, sepse Presidenti qëndron qartësisht jashtë forcave politike dhe presidenca kurrë nuk mund të jetë një parti politike në një Republikë Parlamentare. Ai ka një rrugë, të japë dorëheqjen dhe pastaj të krijojë parti politike, meqenëse maxhoranca e cila e kandidoi ka deklaruar publikisht se nuk do ta rikandidojë. Kjo është e prerë. Nuk mund të bëjë kompromise artificiale, pasi kjo do të thotë të marrësh peng presidencën. Të votosh një President për të shmangur krijimin e një partie që të bën dëm ty, do të thotë të bësh pazare”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha deklaroi se Fatos Nano është lideri i së majtës dhe ai nuk mund të jetë kandidati i propozuar nga Partia Demokratike për postin e Presidentit. “PD do të ketë kandidatin e vet dhe padiskutim që përjashtohet Fatos Nano, sepse ai është lideri politik i së majtës”, tha ai.

“PD ka një numër të madh personalitetesh që mund ti promovojë në atë post dhe nuk ka pengesë për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që ajo mendon për postin e Presidentit”, ka shpjeguar kryeministri.
I pyetur nëse Jozefina Topalli mund të jetë kandidatura e PD-së për postin e Presidentit, Berisha u shpreh: “Ajo, sikurse dhe disa drejtues të tjerë të PD-së kanë të gjitha cilësitë për të qenë në atë post, por në mënyrë absolute nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë as edhe një kandidaturë deri sa të filloj gara presidenciale”.

Berisha: “Modeli ynë ekonomik nuk njeh krizë”

Il razzismo è un reato. Breve guida all’autodifesa