Sepse pret çastin e duhur, shpjegon më pas ajo, për’i treguar botës “se kush jemi ne shqiptarët”
Duket e largët koha kur këngëtarja bukuroshe Bleona Qerreti këndonte “Unë jam puro shqiptare”. Në Amerikë ku jeton me të shoqin, biznesmenin amerikano-shqiptar Gani Bardha, gjatë një intervistë dhënë së fundi, ajo nuk pranon as të falënderojë në gjuhën shqipe siç i kërkohet shprehimisht nga gazetari, duke saktësuar se është amerikane tashmë.
Kjo gjë, që nuk kaloi pa u vënë re në Shqipëri dhe që irritoi disi dashamirësit e saj e detyroi në njëfarë mënyre të shpjegohet: ditët e fundit në një intervistë për www.vipat.info thotë: “Unë nuk e kuptoj me të vërtetë mllefin që është krijuar kundër meje… E shikoj që ka komente pse unë nuk kam folur shqip në intervistë! Ajo që unë po bëj është po pres momentin që mediat amerikane do të më kushtojnë vëmendjen e duhur! Unë po e ruaj ëmbëlsirën për në fund! Në momentin e parë që do të kem një intervistë në US National TV atëherë e gjithë intervista do të jetë në shqip! Ka ardhur koha që bota të marrë vesh kush jemi ne shqiptarët! … Unë jam krenare që jam shqiptare dhe krenare për gjakun që rrjedh ne venat e mia. Thank you!”.