in

Bolonjë. Përpiqen “të shesin” një vajzë për 30.000 euro, arrestohen

Në burg Adrian Duka dhe Urim Ukaj që duhet të përgjigjen për një sërë akuzash

Romë, 24 shkurt 2016 – Jo vetëm e nxirrnin në rrugë për t’u prostituuar, duke “e bindur” edhe me të rrahura, por arritën deri aty sa të trajtonin me një të moshuar austriak për t’ia shitur vajzën për 30 mijë euro. Lajmin e jep ANSA dhe historia e shfrytëzimit të egër është zbuluar nga policia e Bolonjës që ka arrestuar dy shqiptarë. Janë Adrian Duka, 45 vjeç, dhe Urim Ukaj, 35 vjeç. Të dy janë në burg me akuzat e nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit me rrethanat rënduese të ushtrimit të dhunës dhe kërcënimeve.

Adrian Duka dhe Urim Ukaj

Hetimet mbi dy personat e arrestuar kanë nisur në tetor të vitit të shkuar pas padisë së një prostitute 20vjeçare rumune. Me shenjat e dhimbjet e rrahjeve që kishte marrë u është drejtuar agjentëve të policisë për t’u kërkuar ndihmë e për të kallëzuar shfrytëzuesit e saj. Gjatë hetimeve policia ka përgjuar edhe një përpjekje të dy shqiptarëve për “t’i shitur” 20vjeçaren një të moshuari austriak, për shumën 30 mijë euro. Sipas policisë, vajza ishte çuar edhe në Austri por negociatat ishin prishur, ndoshta për ndërhyrjen e një familjari të saj, ndaj ishte kthyer sërish në Bolonjë.

 

Novara. Këngë, valle, video e intervista për të njohur më nga afër komunitetin

Lehtësimi i aksesit në tregun e punës, për një rrugë të ligjshme drejt Gjermanisë