6-0 në favor të nënave. Gjykatat vazhdojnë të pranojnë ankimet e ASGI-t, kriteri i kartës së qëndrimit është diskriminues
Milano, 24 shtator 2016 – Vazhdon seria e sentencave mbi bonusin bebe që bëjnë me faj INPS-in e u japin të drejtë nënave imigrante.
Ato 80 apo 160 euro në muaj për tre vjet për familjet më në nevojë që janë bërë me fëmijë, u takojnë edhe prindërve të huaj. Ligji i qëndrueshmërisë dhe INPS, që jep bonusin, kërkojnë ama që një prej prindërve të ketë të paktën lejen e ëndrimit BE për qëndrues afatgjatë, me fjalë të tjera, kartën e qëndrimt.
Një kriter shtrëngues, që përjashton thuajse gjysmën e imigrantëve dhe që nuk parashikohet nga normativat evropiane (direktiva 2011/98/BE), sipas të cilës për shërbimet sociale duhen trajtuar njësoj si italianët të gjithë ata që kanë në xhep një lejeqëndrim “normal” që lejon punësimin si ai për motive pune, familjare ose pritje punësimi.
Pikërisht për këtë arsye, më 15 prill, gjykata e Bergamos urdhëroi INPS-in t’i paguante bonusin bebe, përfshirë ratat e prapambetura një nëne shqiptare. Ishte e para e një serie të gjatë vendimesh të ngjashme. Më 30 korrik ishte gjykata e Comos që i dha të drejtë një nëne senegaleze. Më 21 shtator i njëjti vendim në Brescia, në favor të një nëne boshnjake, ndërsa më 22 shtator në Bergamo në favor të një nëne nëne nga Jordania, një tjetre nga Nigeria dhe një babai indian.
Ato ankime kishin mbështetjen legale të avokatëve Alberto Guariso, Livio Neri, Ilaria Traina dhe Marta Lavanna të shoqatës ASGI. Akoma më parë se bonusi bebe të bëhej ligj, ASGI kishte paralajmëruar qeverinë dhe Parlamentin të aplikonin normativën evropiane dhe të mos bënin kufizime diskriminuese, më pas i ka kërkuar më kot INPS-it të mos i merrte ato kufizime parasysh, dhe në fund iu drejtua gjykatave.
Deri tani rezultati është thellë, 6 me 0 në favor të imigrantëve dhe ASGI-t por ndeshja nuk ka përfunduar. “Ndërkohë – lajmëron ASGI – gjatë një procesi akoma të hapur në Gjykatën e Milanos, INPS, pasi u mbrojt me të gjitha mënyrat duke u mohuar të drejtën e bonusit imigrantëve pa kartë qëndrimi, papritur vendosi t’i njohë bonusin bebe një qytetari turk, mbajtës i një lejeqëndrimi për punë”.
“Vendimi – nënvizon shoqata – lë të shpresohet në një kthim gradual ideje nga INPS-i, por nga ana tjetër nxjerr në dukje sa e paarsyeshme është situata aktuale, kur një e drejtë asistenciale i besohet vendimit gjyqësorr apo rastësisë së vendimeve të Institutit të sigurimeve shoqërore”.
Elvio Pasca