in

Brezat e dytë. 10 mijë euro të rinjve që duan të hapin aktivitet privat

Grante të Ministrisë së Punës për 160 të papunë të huaj apo me prejardhje të huaj. Ja cilat janë kriteret dhe kush mund të aplikojë

 

Romë, 21 nëntor 2015 – 10 mijë euro për të hapur një aktivitet privat. Nuk është kredi por kontribut që nuk duhet kthyer. Mund ta marrin 160 të rinj imigrantë e bij imigrantësh që, në këtë kohë të vështirë për gjetjen e një vendi pune, duan të hapin një aktivitet të vetin. Ky është kriteri i parashikuar nga projekti Giovani migrant 2G i financuar nga ministria e Punës dhe e Politikave Sociale. veç 1,6 milionë eurove, sipërmarrësve të ardhshëm do t’u ofrohet edhe formim dhe trajnim për realizimin e projektit të tyre.

Mund të garojnë për të fituar 10 mijë eurot të rinj me moshë nga 18 deri në 30 vjeç që kanë lejeqëndrimi që u lejon të kryejnë aktivitet privat, ose italianëve, por me origjinë të huaj, që e kanë marrë shtetësinë italiane pas lindjes. Të tjera kritere janë edhe rezidenca në Lazio, Campania ose Sicili dhe të qenit të papunë.

Kontributi mund të kërkohet për të hapur ndërmarrje individuale ose shoqëri (ortakësh, me përgjegjësi të kufizuar (srl) ose kooperativë). Në rast shoqërie, kërkesën mund ta paraqesin disa ortakë duke mbledhur deri në 50 mijë euro kontribut. Në renditje do t’u jepet përparësi grave, atyre që gjenden në kushte dizavantazhi punësimi, me vëmendje të veçantë të rinjve (deri në 24 vjeç) dhe të papunëve prej një kohe të gjatë (mbi 12 muaj).

Kërkesat paraqiten deri më 29 shkurt 2016.

Në portalin www.giovani2g.it, kriteret dhe udhëzimet për të gjithë të interesuarit.

 

Shtetësia italiane. Në Senat rinis reforma për bijtë e imigrantëve

“Vrapo, fshihu dhe trego”. Si të veprohet në rast sulmi terrorist