Jepen shumat e reja dhe të ardhurat tavan për të përfituar ndihmat e Komunave për nënat e reja dhe familjet me të paktën tre fëmijë të mitur më në nevojë. Komunikata e Presidencës së Këshillit të ministrave
Romë, 21 shkurt 2014 – Janë botuar më 20 shkurt në Gazetën Zyrtare shumat e reja dhe kriteret për çeqet e dhëna nga Komunat dhe të paguara nga INPS-i për nënat e reja dhe familjet me shumë pjesëtarë më në nevojë. Një situatë që certifikohet nga Treguesi i situatës ekonomike (indicatore delle situazione economica – ISE) që përllogaritet falas në një patronat çfarëdo.
Shuma maksimale e çekut të mëmësisë për vitin 2014 është 338,21 euro në muaj dhe merret për pesë muaj.
Është një ndihmë për nënat e reja që nuk punojnë në rast se lindin, adoptojnë apo u besohet një fëmijë. U takon shtetasve italiane dhe të Bashkimit evropian, por edhe qutetareve të huaja që kanë lejeqëndrim afatgjatë apo kartë qëndrimi.
Për të përfituar këtë shumë kërkohet që treguesi ISE të mos jetë më i lartë se 35.256,84 euro për familjen me tre pjesëtarë, shumë që rritet nëse numri i familjarëve është më i lartë. Kërkesa paraqitet në zyrat e komunës së rezidencës brenda gjashtë muajve nga lindja (apo data e adoptimit, e dhënies në besim).
Shuma maksimale e çekut për familjet me shumë pjesëtarë për vitin 2014 është 141,02 euro në muaj e jepet 13 herë në vit.
U takon shtetasve italianë dhe të Bashkimit evropian, por edhe qytetarëve të huaj që kanë lejeqëndrim afatgjatë apo kartë qëndrimi. (risi kjo e ardhur në fuqi në 4 shtator 2013), si edhe familjarëve që nuk kanë shtetësinë e një shteti të BE-së që kanë të drejtën e qëndrimit apo të qëndrimit të përhershëm në Itali.
Për familjet me pesë pjesëtarë, me të paktën 3 fëmijë të mitur, treguesi ISE nuk duhet të jetë më i lartë se 25.384,91 euro. Kërkesa paraqitet në Komunë brenda 31 janarit të vitit që pason atë për të cilin kërkohet çeku.
Shkarko komunikatën e Presidencës së Këshillit të ministrave
EP
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)