in

Çështja Gërdeci. Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Delijorgjin, Pinarin dhe Minxhollin

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për 29 të pandehurit e çështjes “Gërdeci”

Tiranë, 1 nëntor 2011 – Pas një serie të gjatë seancash, mbi 150, shumë prej të cilave të pezulluara, kryesisht për mungesë të avokatëve mbrojtës, prokuroria e Tiranës ka arritur më në fund të japë sot pretencën për 29 të  pandehurit e çështjes Gërdeci, në pjesën me të madhe ish-funksionarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë. 
Prokurorët e çështjes, duke lexuar konkluzionet hetimore, kanë kërkuar masa të ndryshme dënimi me burgim për të pandehurit. 
Nuk kanë munguar kërkesat për dënimin maksimal, pra me burg për jetë, si në rastin e ish-drejtorit të kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, të biznesmenit Mihal Delijorgji dhe të administratorit të ish-fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxholli. Ndërsa për inspektorin e Ushtrisë, Sokol Ngjeçi,

u kërkua dënimi me 23 vjet burg.

U kërkua gjithashtu dënimi me 8 vjet burg për ish shefin e Shtabit te Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, si dhe për ish ushtarakët e lartë, Shpëtim Spahiu dhe Dashnor Çaushi, për ish-funksionarin e ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madanin, 7 vjet burg për Ardian Mullain, 6 vjet burg për Zija Bajën, 4 vjet burg për Agim Lalën.
Dënime me burgim me masa që shkojnë nga 3 vjet deri ne 4 vjet burg u kërkuan për disa të pandehur të tjerë në këtë proces.   
Në këtë seancë prokuroria arriti të shpallë konkluzionet hetimore për të pandehurit,  pasi dha detaje për çështjen si për ngritjen dhe funksionimin e fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në Gërdec, shpërthimin në të, etj.
Të pandehurit në këtë proces akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e 15 marsit të vitit 2008 në ish fabrikën e demontimit në fshatin Gërdec të Tiranës, kur për pasojë të një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. Shpërthimi shkaktoi edhe shumë dëme materiale. 

Pas konkluzioneve të prokurorisë, pritet të dëgjohen pretendimet e palës mbrojtëse dhe mëe pas Gjykata e Tiranës do të shpallë vendimin e saj.

Firence. Shkon në diskotekë të festojë Halloween-in, e godasin me thikë

Beteja e Orjetës ndaj diskotekës që i ndalon hyrjen pse është shqiptare