Plagosen lehtë edhe e bija e gruas dhe i moshuari në shtëpinë e të cilit gruaja punonte
Romë, 27 janar 2014 – Një 52 vjeçare shqiptare që përkujdeset për një të moshuar është plagosur rëndë në zjarrin që ka rënë mëngjesin e sotëm në një banesë në lagjen Filippone të Chietit. Kanë mbetur të plagosur lehtë edhe i zoti i shtëpisë, 72-vjeçari për të cilin kujdesej gruaja dhe e bija e saj.
Sipas mediave lokale, zjarri ka rënë në kuzhinë, ndërsa gruaja po ndizte oxhakun duke përdorur alkool. Flakët kanë mbështjellë menjëherë gruan duke i shkaktuar djegie në gjysmën e trupit.
Është çuar fillimisht në spitalin e Pescarës, por duke parë gjendjen e saj të rëndë, mjekët kanë vendosur ta transferojnë në spitalin e Cesenës ku ndodhet edhe një Qendër e specializuar për djegiet.
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)