in

Cotonella: “Shqipëria, një zgjedhje për të siguruar të ardhmen”

Maurizio Zannier në krye të Dhomës Italiane të Tregtisë në Tiranë, drejtues i firmës Cotonella (27 milionë euro, të ardhurat) thekson: “Vendi ofron perspektiva”

Nga mediat italiane (Bresciaoggi.it)

8 shtator 2011 – Një zgjedhje “e konsoliduar, për të garantuar të ardhmen”. Maurizio Zannier, drejtues i Cotonella prej 16 vjetësh ka një stabiliment në  Shqipëri, Shqipëria Trikot. Ka 100 të punësuar tw brendshëm, të cilëve u shtohen edhe 500 të jashtëm. “Kjo na ka lejuar të kapërcejmë vështirësitë. Po mos të kishte qenë ajo fabrikë – shpjegon ai – ne do të kishim mbyllur. Po të mos kishin qenë ata punonjës, do të kishin mbetur në shtëpi edhe punonjësit e fabrikës në  Vallecamonica”. Kursimet që arritëm të bëjmë, na dhanë mundësi që firma jonë të mbijetojë, një firmë që ishte e detyruar të përballonte rrënimet në sektorin e tekstileve.

“Krahu i punës kushton sa një e treta, ekipi vendas i drejtuesve është i përgatitur, të rinjtë kanë një shkollim të lartë dhe janë shumë më të motivuar se në Itali,” thekson industrialisti nga Friuli i cili rrëfen se ka shkuar rastësisht përtej Adriatikut, falë njohjes së një shqiptari që e njohu me vendin. Mbijetesa ishte “shtysa”, tani çdo gjë po lulëzon. Nga e premtja e kaluar Maurizio Zannier është kryetari i parë i Dhomës së sapoformuar Italiane të Tregtisë në Tiranë. “Më parë ekzistonin shoqatat e sipërmarrësve – thotë ai – më pas lindi nevoja për një  mbështetje të mëtejshme, për të rritur forcën në territor.” Emërimi është tre vjeçar, me mundësinë e një rinovimi të vetëm. “Jam shumë entuziast, kam shumë projekte dhe dua të nxis bizneset e kolegëve në Shqipëri: një vend që, pavarësisht nga kriza, ofron perspektiva interesante”. Ky organizëm i ri ka 140 anëtarë, duke përfshirë edhe një kompani tjetër në Brescia, Camuna installazioni të  Pisogne. Institucioni i ri ka mundësi të ndryshme për t’i orfruar punonjësve  ekonomikë të angazhuar në sektorë të ndryshëm në një treg që është në ngritje e sipër.

Në një nivel personal, përvoja me Shqipërinë, aktualisht i garanton firmës Cotonella prodhimin e veshjeve të brendshme të thurura. Nga Kina, në Itali mbërrijnë produktet e korseterisë, nga India pizhamet : të gjitha veshje të realizuara në nivel lokal, por në me udhëzimet e dhëna shprehimisht nga klientët. Në Valcamonica kompania ende ka seli në Sonico (qendra e projektimit) dhe në Malonno për logjistikën dhe pikën e shitjes: Krahas tyre janë dhe selitë në Val di Chiana dhe Franciacorta. Të punësuarit janë rreth nëntëdhjetë. Eksporti përbën 8% të biznesit. Shifrat tregojnë një përmirësim pasi viti 2008 u mbyll nga Cotonella me të ardhura prej 26 milionë euro dhe një humbje prej mbi 2 milionë euro; kur shitjet në vitin 2007 ishin me një vlerë prej 31 milionë dhe një fitim prej € 757,000. Në vitin 2009 dhe 2010 u konfirmuan xhiro prej 26-27 milionësh; me përmirësime edhe në rezultat i cili këtë vit duhet të kthehet në pozitiv. “Jam i kënaqur për rimëkëmbjen – përfundon Zannier -. I kam gati projektet e reja që do të zhvillohen në vitin 2012”. Në afat të shkurtër, po mendon për produkte dhe strategji të reja shpërndarjeje. “Do të investojmë, është mënyra e vetme për të reaguar ndaj vështirësive – përfundon kreu i Cotonella – për fat të mirë kemi para në dorë, nuk kemi nevojë për bankat”.

Magda Biglia – Bresciaoggi.it

Pasaportat e vjetra janë të vlefshme deri në datën e shënuar në to

Wollfarth: “Dialog mes liderëve politikë, përndryshe dështim edhe në 2013”