in

Dashuria e shtrenjtë e torinezit për shqiptaren. 255 mijë euro për tre vjet

Arrestohet një 50-vjeçare shqiptare sepse i ka zhvatur me mashtrim e kërcënime të dashurit të saj 255 mijë euro në tre vjet

Romë, 20 shkurt 2012 – Faqet e kronikave të Torinos sjellin sot rastin e një torinezi 55 vjeç të dashuruar me një shqiptare 50-vjeçare që më shumë se pas tij, ishte dashuruar me llogarinë e tij bankare. Që kur janë njohur në vitin 2008 e deri pak ditë më parë kur është arrestuar nga karabinierët, gruaja ka arritur t’i marrë të dashurit të saj plot 255 mijë euro. Fillimisht duke ia kërkuar hua, e më pas duke e kërcënuar “Ose paratë ose të vrava e të dogja shtëpinë!”.

Sipas shtypit lokal, ka qenë i vëllai i 55-vjeçarit ai që ka kuptuar situatën e ka ngulur këmbë që të padiste gruan. Por ky në tre vjet dashuri e ka paraqitur e tërhequr disa herë padinë ndaj të dashurës. Por karabinierët vendosën të hetojnë edhe pa padinë e tij e t’i kontrollojnë llogarinë bankare dhe tërheqjet e parave që i shkonin më pas gruas. Ditët e shkuara vendosën të arrestojnë gruan edhe për faktin se do të niste punë si infermiere në një spital ku mund “të dashurohej” e të merrte në qafë ndonjë person tjetër.

Carta di soggiorno anche al coniuge dello stesso sesso

Vriten dy ushtarakë shqiptarë në Afganistan