Presidenti i FShF, Duka: “De Biasi trajneri më i mirë që kemi pasur. Nuk kam folur për negociata për kontratën duke menduar se dëmtojnë qëllimin kryesor, ekipin Kombëtar”
Tiranë, 14 qershor 2017 – Në një konferencë për mediat ku ishte i pranishëm edhe presidenti i FShF-së, Armando Duka, Gianni De Biasi ka deklaruar i përlotur se nuk është më teknik i kombëtares shqiptare. Pas konferencës së djeshme kur u la të kuptohej se ai do të qëndronte deri në tetor, ky i paradites së sotme ka qenë tronditës për federatën e sportdashësit.
De Biasi theksoi se ky vendim lidhet gjithashtu me projektin për të ardhmen e skuadrës pasi dëshiron t’i japë kohë pasardhësit të tij që të njihet sa më shumë me skuadrën deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018.
Në fund, ai falënderoi presidentin Duka për mundësinë që i dha dhe shtoi se ishte ai njeriu që e ka mbështetur duke i dhënë dorë të lirë në punën e tij. De Biasi falënderoi gjithashtu edhe lojtarët duke theksuar se ata e kanë mahnitur për profesionalizimin e treguar duke dhënë maksimumin për fanellën e Kombëtares. De Biasi nuk harroi të falënderonte edhe ish zëvendësin e tij Paolo Tramezzani me të cilin arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Euro 2016.
Presidenti i FSHF, Duka: De Biasi trajneri më i mirë që kemi pasur
“Dua të falenderoj trajnerin për kontributin në ekipin kombëtar, në futbollin shqiptar dhe në të gjithë punën e FSHF. Jam jo i qetë, i emocionuar, sepse kemi kaluar 5 vite punë. Pesë vjet që i kanë patur të gjitha, shumë emocione, por edhe debate. Por, mbi të gjitha me një sukses të pazakonte, që do të lejë shenjë në jetën time, si një nga sukseset më të mëdha që kemi arritur falë punës, angazhimit dhe asaj që injektoi Gianni.
Sot edhe pse jo një ditë normale dhe jo e mirë, sepse ndahemi nga një bashkëpunëtor, por ndahemi me bindje pozitive sepse bëmë mirë dhe bëmë zgjidhjen e duhur. Edhe pse nuk e mendoj si trajneri se cikli i tij ka përfunduar” deklaroi Duka në të njëjtën konferencë.
“Nuk kam thënë asgjë rreth kontratës sepse kontrata duhet të vazhdojë. Duke menduar se gjithmonë negociatat për kontratë dëmtojnë qëllimin kryesor, ekipin Kombëtar. Në asnjë moment nuk kam menduar që të mos vazhdonim më tej. De Biasi është trajneri më i mirë i Kombëtares shqiptare, më i miri deri më sot. Për sukseset e arritura dua ta falënderoj. Nga pikëpamja umane dhe miqësore nuk kemi humbur asgjë, sepse do të vijojmë të jemi miq. Madje nga sot e tutje do të jemi edhe më tepër miq.”, tha e shtoi se ende nuk ka menduar për trajnerin e ri. (ATSh)
Toccante lettera di addio di De Biasi agli albanesi: “Per sempre nel mio cuore”