in

Deklaratë të ardhurash edhe për bashkëpunëtorët familjarë

Marsi është periudha kur të punësuarit marrin nga punëdhënësit modulin CUD të fitimit nga puna gjatë vitit të shkuar. Diçka të ngjashme mund të kenë edhe bashkëpunëtorët familjarë

Gjatë këtyre ditëve, punëdhënësit po u shpërndajnë të punësuarve modulin CUD, një certifikatë me rrogat e fituara dhe taksat e paguara gjatë vitit 2010, që është e domosdoshme për të përpiluar deklaratën e të ardhurave.

Diçka e ngjashme ekziston edhe për bashkëpunëtorët familjarë, që mund t’u kërkojnë punëdhënësve të tyre një deklaratë me të gjitha pagesat e vitit të shkuar. Me të cilën duhet të dëshmojnë se sa fitojnë. Për shembull, kur përtërijnë lejen e qëndrimit, apo kur kërkojnë të sjellin familjet në Itali.

Ndërkaq afrohet data e përfundimit të afatit për pagimin e kontributeve shoqërore të punonjësve shtëpiakë. Nga 1 deri më 11 prill, punëdhënësit duhet të paguajnë këstin e parë të vitit 2011, që mbulon janarin, shkurtin dhe marsin. Shuma varet nga rroga dhe nga orët e punës, për ta përllogaritur mund të konsultohen faqet internet www.inps.it.

Wikileaks: “Italia ka dështuar me imigracionin”

Sa vlen patenta e sapomarrë?