in

Domethënia e stemës së Republikës Italiane

Më 5 maj 1948, Republika Italiane më në fund, pas shumë peripecish që zgjatën rreth dy vjet, pas dy konkurseve e 800 boceteve miratoi stemën e vet

Stema e Italisë paraqet tre elemente: yllin, rrotën e dhëmbëzuar, degët e ullirit dhe të lisit. Ylli është një nga simbolet më të vjetra të ikonografisë italiane dhe lidhet me personifikimin e Italisë mbi kokën e së cilës ai ndriçon. Këtë e paraqet edhe ikonografia e Risorxhimentos deri në 1890, në stemën e Mbretërisë së Bashkuar.

Ylli vijoi të ishte shenja kryesore e medaljes së “Rindërtimit të Italisë”. Më vonë u bë “Ylli i Solidaritetit Italian” dhe së fundi ka hyrë si shenja dalluese e Forcave të Armatosura Italiane.

Rrota e dhëmbëzuar, simbol i punës dhe i përpjekjeve të pafundme, është një shprehje e nenit të parë të Kartës Kushtetuese: “Italia është një republikë demokratike e bazuar mbi punën”.

Dega e ullirit shpreh dëshirën për paqe dhe vëllazërim të popullit italian, si brenda territorit ashtu edhe në shkallë ndërkombëtare.

Ndërsa lisi simbolizon pathyeshmërinë e shpirtit italian. Së fundi mund të shtojmë, se që të dyja këto pemë, janë pjesë e bimësisë mesdhetare e cila karakterizon natyrën e gadishullit Apenin.

Altari i atdheut – Il Vittoriano

Italia, atdheu i talenteve shqiptare të futbollit