in

Drogë dhe prostitucion. 30 arrestime në Itali, Shqipëri, Greqi e Rumani

Karabinierët e Milanos në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera po arrestojnë 30 persona, anëtarë të dy bandave kriminale: njëra e përkushtuar trafikut të drogës e tjetra prostitucionit

Romë, 4 shkurt 2014 – Karabinierët e Milanos  në bashkëpunim me ata të Torinos, Alessandrias, Pavias, Lodit dhe Firences po arrestojnë këto 30 persona në krahina të ndryshme italiane, ndërsa në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera, arrestime po bëhen edhe në Shqipëri, Greqi dhe Rumani. Urdhër-arrestimet janë lëshuar nga prokuroria e Milanos sepse nga hetimet e deritanishme duket se të kërkuarit janë anëtarë të dy organizatave kriminale të lidhura mes tyre. Ata akuzohen për bashkëpunim kriminal, për favorizim e shfrytëzim të prostitucionit dhe për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Njëra nga organizatat ka bazë në Milano dhe merret kryesisht me prostitucionin e vajzave nga Evropa Lindore, tjetra me bazë në Firence është e specializuar në importimin dhe shpërndarjen e drogës me prejardhje nga Shqipëria përmes Greqisë.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shoqata Shqipëria dhe e Ardhmja: “Historik, takimi me kryeministrin Rama”

Çudira shqiptare. Për të qeshur e për të qarë