in

Drogë nga Italia në Shqipëri. Paulin Brishtaj me 270 gr. kanabis ndalohet sapo kish zbritur nga trageti

Shërbimet e Policisë portuale ndaluan të premten një 24-vjeçar, që vinte me traget nga Italia, sepse në automjetin e tij u gjet një sasi canabis sativa prej 270 gr.

Tiranë, 7 korrik 2012 – Burime zyrtare nga Policia e qarkut të Durrësit bënë të ditur të premten për ATSH-në, se Paulin Brishtaj, banues në Shkodër, sapo kishte mbërritur me traget nga Bari (Itali) dhe gjatë kontrollit fizik në automjetin tip Audi, me targë AA 572 DP, i është gjetur një pako e mbështjellë me letër natriban, në të cilën ndodhej një sasi prej 270 gr. lëndë narkotike e tipit canabis sativa.

Bashkë me automjetin dhe sasinë e lëndës narkotike, 24 vjeçarit iu bllokuan edhe 2.750 euro. Hetimet do të ndiqen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gasparri (PdL): “Jo sanatore për emigrantët e parregullt”

Aksident rrugor në Lissone. Vdes 25-vjeçari Lushkaj