in

E nxjerrin me forcë nga shtëpia, i vë flakën

Arrestohet në Canosa të Puglias, Kujtim Hasanaj 35 vjeç

Romë, 19 dhjetor 2011 – Pasi e nxjerrin nga shtëpia ku ishte me qira, kërcënon pronarët e shtëpisë dhe i vë flakën apartamentit ku banonte. Protagonist i ngjarjes, Kujtim Hasanaj, 35 vjeç, që është arrestuar natën nga karabinierët e Canosa di Puglia me akuzat e zjarrvënies dhe të kërcënimit.

Rreth orës një të së dielës, Hasanaj ka shkuar në shtëpinë e pronarëve të apartamentit që kishte marrë me qira prej disa muajve. I ka rënë me insistim derës dhe i ka kërcënuar disa herë, dhe duke qenë se askush nuk i është përgjigjur, është kthyer në apartamentin ku banonte dhe i ka vënë flakën.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët që pasi kanë verifikuar fajin e Hasanajt, e kanë arrestuar dhe e kanë mbyllur në burgun e Tranit.

Kancelarja gjermane Merkel vizitë në Kosovë

Merkel në Kosovë: “Të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës”