in

Ebola. Bie alarmi në Bergamo për shqiptarin që dyshohej të kish marrë virusin

Sapo ishte kthyer nga Nigeria dhe nuk ndihej mirë. Analizat e gjakut përjashtojnë infektimin me virusin e tmerrshëm

Romë, 14 tetor 2014 – Makthi i Ebolës ka prekur edhe Italinë. Rasti i parë i dyshuar ai i Bergamos, kur mbrëmjen e të shtunës një 34-vjeçar shqiptar, i kthyer prej pak ditësh nga Nigeria, është çuar në spitalin Papa Giovanni XXIII.

34-vjeçari kishte temperaturë të lartë dhe probleme me zorrët, dhe nga ç’u tregoi mjekëve ishte në shtëpi të vëllait të tij në një fshat të Bergamos kur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar e është paraqitur me urgjencë në repartin e Urgjencës në Humanitas Gavazzeni. Këtu, kur u ka treguar mjekëve se pak ditë më parë ishte kthyer nga Nigeria, vend me rrezik të lart të përhapjes së virusit, ata e kanë parë të udhës të aktivizojnë procedurën kundër infektimit të parashikuar për ndalimin e përhapjes së epidemisë.

Shqiptari është transferuar menjëherë në spitalin Papa Giovanni XXIII, ku është mbajtur i izoluar e ndërkohë i janë bërë analizat e nevojshme. Fatmirësisht, në fund të të gjitha kontrolleve të mundshme, mjekët kanë deklaruar me siguri të plotë se shqiptari nuk është i infektuar nga Ebola.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë rastet e të infektuarve me Ebolën në mbarë botën kanë mbërritur në 8.914, e brenda javës do të kapërcejnë shifrën 9.000. Numri i viktimave ka shkuar në 4,.447 vetë. Përhapje e epidemisë është ngadalsuar disi në Guine, Liberi dhe Sierra Leone, që mbeten vendet më të prekura nga sëmundja.

Il Servizio Civile apre ai giovani stranieri, arrivano i nuovi bandi

Serbi-Shqipëri. Kompania Eurolive nuk pranon bastet kundër kuqezinjve