Është Armina Mevlani një prej fitueseve të zgjedhura nga stilistët e famshëm italianë mes qindra vajzave nga mbarë bota që kanë postuar në Instagram fotot e veta me hashtag-un #dgwomenlovemakeup për t’u bërë testimonial në internet të firmës së famshme të modës Dolce&Gabbana
Më 29 shtator shtëpia e modës Dolce&Gabbana ka publikuar foton e saj me shënimin se ajo është protagoniste e projektit #dgwomenlovemakeup bashkë me një prej buzëkuqëve të tyre.
Lajmin e ka dhënë me kënaqësi për ndjekësit e saj në Facebook edhe vetë bukuroshja 24 vjeçare shqiptare, që veç të tjerash, njihet si e fejuara e të birit të Sali Berishës. Ajo ka deklaruar se ka nënshkruar një kontratë me firmën Dolce&Gabbanna, pa harruar të vërë në dukje se ka qenë ndër të parat që ka nënshkruar këtë kontratë.
“Gjithçka nisi krejt spontane. Ishte një ditë vere ku unë me Endrit Mërtiri vendosëm të bëjmë setin fotografik më të ri për blogun tim. Ndihej në ajër që atë ditë që fryma pozitive po na çonte drejt një seti fotografik të suksesshëm.
Pasi ky set doli në blog, u postua nga i madhi i industrisë se modës Stefano Gabbana ku në një kohë shumë të shkurtër u bë fotografia më e pëlqyer e profilit të tij. Ishte aty kur në korrik të kësaj vere u kontaktova për të firmosur kontratën me firmën e madhe Dolce & Gabbana për të qenë pjesë e një projekti me temë shumë të bukur “Make Up” i Dolce Gabbana.
Ky projekt do të përfshijë bukuri përfaqësuese nga disa shtete dhe imazhet do të përdoren nga Dolce Gabbana dhe projektet e tyre për një kohë të caktuar. Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë dhe vlerësimin e kësaj kompanie për të qenë madje ndër të parat që firmosa këtë kontratë. Thanks Dolce Gabbana, Thanks Endrit Mërtiri and of course thanks God!”, shkruan ajo në profiling e vet e në Facebook.
Gjithcka nisi krejt spontane..ishte nje dite vere ku une sebashku me Endrit Mërtiri vendosem te bejme setin fotografik…
Posted by Armina Mevlani on Martedì 29 settembre 2015