in

Edi Rama në Rimini për të takuar komunitetin shqiptar

Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 8 majit i kapërcen kufijtë e Shqipërisë. Leaderi i opozitës shqiptare, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës Edi Rama ditën e shtunë më 16 prill ka në program një takim me komunitetin e shqiptarëve me banim në Rimini.

Nga ora 10 deri në orën 13 në sallën “I Portici”- rruga XXIII Settembre 124/C në Rimini, Edi Rama do të takojë simpatizantët e partisë së tij me banim jashtë atdheut dhe emigrantët që duan të njohin programin politik të Partisë Socialiste, në mënyrë të veçantë për sa i përket përfshirjes së shqiptarëve jashtë atdheut në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë.

Leaderi i opozitës shqiptare do të takojë dhe sekretarin provincial të Partisë Demokratike Italiane Lino Gobbi, Këshilltarin Rajonal Roberto Piva, Kryetarin e Provincës së Riminit Stefano Vitali, kryetarin e Bashkisë së qytetit Alberto Ravaioli dhe këshilltarin shkencor për kooperimin italo-shqiptar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme Ennio Grassi.

Si mbeti Shqipëria pa McDonald’s (por bashkë me Vatikanin)

Klodiana Çuka zgjidhet në Kryesinë Kombëtare të AICCRE