Bejtja, 57 vjeç nga Vukatanë e Shkodrës, në vitin 1997 ka tentuar të vrasë një bashkëfshatër për për çështje pronësie
Tiranë, 24 janar 2012 – Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ka njoftuar të martën ekstradimin nga Milano në Tiranë të Basri Hamdi Bejtja, 57 vjeç nga Vukatanë e Shkodrës, të shpallur prej disa vjetëve në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në dhjetor të vitit 2004 e ka dënuar me 12 vjet burg, për tentativë vrasjeje me dashke dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Basri Bejtja, është shpallur fajtor pasi në qershor të vitit 1997, në fshatin Vukatanë në Shkodër, pas një konflikti pronësie, ka tentuar të vrasë me shtetasin R.A., duke e qëlluar me një armë tip automatik.