in

Elhaida Dani në gjysmëfinalen e “The voice of Italy”

Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës Adagio, Elhaida fiton e kalon në gjysmëfinale. “Sot vure motorin turbo” i thotë anëtari i jurisë Pelù duke vlerësuar fuqinë e zërit të vajzës nga Shkodra. “Do të kesh thyer disa llampadarë në shtëpitë e italianëve” vlerëson ndryshe zërin e Elhaidës Rafaella Carrà.
 
Lexo edhe: Vullkani Elhaida Dani shpërthen në Adagio e shkon në gjysmëfinale
In italiano: The Voice of Italy. Il vulcano Elhaida Dani esplode Adagio
 

 

Jepet verdikti: i pari ai i publikut, më pas Cocciante. Në zarfin me emrin e votuar nga publiku, emri i Elhaidës. E duartrokitjet e zjarrta në sallë e sytë e qeshur të katër anëtarëve të jurisë shprehin më së miri se janë edhe ata të të njëjtit mendim: Elhaida meriton të jetë gjysmëfinalistja e parë e The voice of Italy.
E të njëjtin mendim shpreh, shqip e italisht populli i rrjeteve sociale në internet. Për shumëkënd Elhaida është padyshim “The voice” i këtij viti.
Red. Shqiptari i Italise
Për kë mund të ketë humbur interpretimin e saj të sotëm, poshtë videoja e vënë në dispozicion nga RAI:

Guardia di Finanza sekuestron mbi 300 kg marijuanë. Në pranga tre persona

The Voice. Vullkani Elhaida Dani shpërthen në Adagio e shkon në gjysmëfinale