in

Elvira Dones, në Che tempo che fa, Rai3

Të shtunën më 14 maj, në orën 20.10

Elvira Dones të shtunën do të jetë një nga të ftuarit e Fabio Fazios në emisionin e tij “Che tempo che fa”. Ajo do të flasë, mes të tjerash, për librin e saj më të fundit Piccola guerra perfetta, të shtëpisë botuese Einaudi që është hedhur në treg në muajin prill.

Romani, – siç thotë Roberto Saviano, në parathënien e librit – nuk është roman mbi luftën, as roman lufte, por është drejtpërdrejt lufta. Është reflektimi i saj në sytë e dhembshur të viktimës që nuk gjykon, nuk dënon por u komunikon të gjithëve vizionin e saj.

Elvira Dones, që jeton në Amerikë, këto ditë ka ardhur në Itali për të promovuar librin e saj. Ajo do të jetë e pranishme edhe në Sallonin ndërkombëtar të Librit në Torino, dhe në veprimtari të ndryshme si tre ditët e takimeve me titull “L’Albania al feminile” në Genova.

 

Zgjedhjet administrative në Itali. Milano, sfida e Berlusconit

Pacolli për Oggi: “Kam dashur shumë Anna Oxa-n por …”