Luan një skedë bastesh 100 euro mbi ndeshjet e futbollit, gjen rezultatet e të gjithave dhe fiton maksimumin
Roma, 1 tetor 2012 – Fiton plot 102.827 euro me një skedë bastesh mbi ndeshjet e futbollit, një shqiptar rezident në Montesilvno, komunë në Pescara. Ka luajtur 100 euro në sallën e basteve Eurobet në rrugën Emilia 8, lojtari fatlum që ka gjetur rezultatin e 15 ndeshjeve të disa kampionateve europiane.
“Në sallën tonë fitoret janë të shpeshta, nga 10 deri 15 mijë euro, por kjo është më e larta e arritur ndonjëherë – tregon me krenari administratori i qendrës, që natyrisht nuk zbulon dentitetin e shqiptarit, por një nga andrrat e tij – Kur vuri bastin tha se po të fitonte do të blente shtëpi në atdhe”.
Me shumën e fituar shqiptari fatlum mund të blejë vërtet një shtëpi të mirë edhe në Tiranë.