in

Emilia në gjunjë – Bilanci i tërmeteve të sotme

Dhjetëra tërmete pak a shumë të ndjeshme, por tre shkatërrimtare: një në orën 9 (5,8 ballë), një në 12.56 (5,3) ballë dhe në 13.1 (5,1 ballë) kanë sjellë vdekje dhe shkatërrim në Emila, kryesisht në zonat e Modenës dhe të Ferrarës. Deri në darkë janë nxjerrë nga gërmadhat e kapanoneve industriale, shtëpive dhe të kishës 16 të vdekur. Nën gërmadha ende kërkohet një i humbur.

Të plagosurit janë me qindra, nga këta 12 në gjendje të rëndë me trauma të rënda.

Në Emilia po kalojnë natën jashtë shtëpive të tyre 14 mijë persona, gjashtë mijë që nga tërmeti i 20 majit që goditi të njëjtat zona e tetë mijë të tërmetit të sotëm.

I vetmi lajm i mirë arrin në mbrëmje kur nga rrënojat e një pallati krejtësisht të shembur në Cavezzo u nxor e gjallë një grua 65 vjeçe që kish mbetur për orë të tëra nën gërmadha e mbrojtur nga shpinorja e krevatit.

Fshatra të tërë të rrafshuar, qendra historike, kisha e kështjella të shkatërruara. Dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Varese. Humbet jetën në punë 42-vjeçari shqiptar i helmuar nga gazra toksikë

Varese. Është Kujtim Ramaj viktima e djeshme e punës