Entet lokale hedhin poshtë marrëveshjen e integrimit sepse qeveria nuk ka livruar para për mbajtjen e kurseve të gjuhës e të edukimit civil të imigrantëve, dhe për disa pjesë antikushtetuese të tekstit të rregullores së paraqitur
Entet lokale hedhin poshtë marrëveshjen e integrimit, që sipas qeverisë duhet të nënshkruhet nga të gjithë imigrantët e rinj.
Marrëveshja, që ende nuk ka hyrë në fuqi, parashikon që të gjithë të huajt që vijnë në Itali, të arrijnë brenda dy vjetëve objektiva të caktuar si, të kenë njohuri elementare të italishtes, të Kushtetutës dhe të funksionimit të institucioneve italiane.
Marrëveshja parashikon edhe futjen e një sistemi me pikë, për objektivat e arritur dhe sjelljen e imigrantëve. Me zero pikë humbet të drejtën e lejes së qëndrimit.
Por kush do të paguajë kurset e italishtes dhe të edukimit qytetar të imigrantëve? Konferenca e unifikuar e Krahinave, Provincave dhe Komunave nxjerr në dukje që përderisa nuk janë livruar fonde kostot e këtyre kurseve do të rëndonin mbi bilancet tashmë në krizë të enteve lokale.
Për më tepër, rregullorja e shkruar nga qeveria ka disa pjesë antikushtetuese si për shembull kur parashikon humbjen e pikëve nga ata mbi të cilët rëndojnë dënime ende jo përfundimtare. Tashmë qeveria duhet të vlerësojë këto vërejtje para se të miratojë përfundimisht marrëveshjen e integrimit.
Lexo edhe: Italia, vendi i pikëve
Qeveria i hap rrugën lejeqëndrimit me pikë