Ermal Meta, emër tashmë i njohur i panoramës së muzikës së lehtë italiane, ndër 8 artistët e përzgjedhur për kategorinë e të rinjve. Para pak ditësh nxjerr “Umano”, albumin e tij të parë si kantautor
Nis sonte Festivali i Sanremos që këtë vit mes protagonistëve të tij ka ka edhe Ermal Metën. Këtë radhë sjell në festival si solist këngën e tij “Odio le Favole” (Urrej përrallat).
Ciao Amici! Ecco il video ufficiale di "Odio le favole".Diffondeteeeeee ❤️
Pubblicato da Ermal Meta su Lunedì 8 febbraio 2016
Për herë të parë, Ermali ka ngjitur skenën e festivalit të këngës italiane në vitin 2006 me grupin “Ameba4”, më pas u ngjit sërish në vitin 2010 kur në festivalin e muzikës së lehtë italiane mori pjesë me grupin e tij “La fame di Camilla” me këngën e tij “Buio e Luce”. Ndërkaq, deri këtë vit, edhe pse nuk ka dalë në skenë, këngëtarë të tjerë kanë interpretuar këngët e tij: si në Sanremo 2013 kur në skenë u ngjit virtualisht, si autor i këngës “Non so ballare” që u këndua nga Annalisa Scarrone në kategorinë e kampioneve apo shkurtin e shkuar kur ishte i pranishëm si autor i “Straordinario”, kënga e kënduar nga Chiara.
Në fakt, pas një përvoje të shkurtër me Ameba4, pas tre albumesh e shumë koncertesh me grupin e tij La fame di Camilla, vitet e fundit Ermali i është dedikuar karrierës së kantautorit.
Është vetëm 34 vjeç, por ka kompozuar këngë për artistë si Marco Mengoni, Francesco Renga, Emma Marrone, Annalisa Scarrone, Chiara Galiazzo, Patty Pravo (me të cilën edhe këndon “Non mi interessa”), Clementino, Francesco Sarcina, Lorenzo Fragola, Fedez.
Ndërkaq ka dalë në versionin dixhital albumi i tij i parë si kantautor solist i titulluar “Umano”, që nga e premtja, 12 shkurt, do të jetë në shitje edhe dyqanet tradicionale të disqeve.