in

Është online www.integrazionemigranti.gov.it portali i integracionit

Jep akses të drejtpërdrejtë në rreth 8 mijë shërbime në territor kushtuar të huajve dhe mbledh norma, studime dhe udhëzues. I krijuar nga Ministria e Punës përfshin administratat lokale dhe shoqatat, një mjet i dobishëm për të huajt, sipërmarrjet dhe familjet.

Të orientojë imigrantët, por edhe ndërmarrjet, familjet dhe operatorët, me rreth tetëmijë shërbimeve kushtuar integrimit në Itali, me një hartë të logjikshme, të përditësuar vazhdimisht dhe në dispozicion të të gjithëve.

Ky është objektivi i www.integrazionemigranti.gov.it , portali i krijuar nga Ministria e Punës dhe e Politikave Shoqërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, atë të Arsimit dhe atë të Kooperimit dhe të Integrimit me mbështetjen e ‘Italia Lavoro’. Një bankë të dhënash e krijuar duke përfshirë Krahinat dhe administratat vendore dhe duke pasqyruar nismat e ndërmarra nga sektori i tretë, duke filluar nga rreth 600 subjektet e regjistruara në Regjistrin Kombëtar të shoqatave dhe të enteve që zhvillojnë aktivitet në favor të imigrantëve.

Shërbimet janë ndarë në bazë të akseve kryesore të Planit Kombëtar për Integrimin, pra mësimi i gjuhës italiane, puna, strehimi, shërbimet thelbësore dhe të miturit e brezat e dytë. Është i pranishëm edhe një seksion kushtuar ndërmjetësimit ndërkulturor, që është transversal me të gjithë këta sektorë.

Konsultimi i sitit është i strukturuar sipas kategorive të të interesuarve, në fakt ka rrugëtime të veçanta për qytetarët e huaj dhe për punëdhënësit, por edhe në nivel territorial, në mënyrë që t’i jepet rrugëzgjidhje e menjëhershme edhe kujt kërkon një shërbim specifik në provincën ku jeton.

Është e mundur të zbulohet, për shembull, cilat janë kurset e italishtes në Romë apo cilit sportel duhet t’i drejtohesh për të kërkuar asistencë për të hapur një aktivitet privat në Milano, të gjitha të plotësuara me kontakte dhe harta të detajuara.

www.integrazionemigranti.gov.it ka edhe një seksion kushtuar aktualitetit, me azhurnime të përditshme, dhe një tjetër që paraqet normativën shtetërore, krahinore dhe komunitare mbi çështjet e integrimit. Ka edhe një përmbledhje udhëzuesish mbi argumente të ndryshme, të përthyer edhe në disa gjuhë, si “Manuali për integrimin” i ministrisë së Punës, “Udhëzuesi për sigurinë në vendet e punës” i INAIL-it apo fashikujt “InformaSalute” mbi aksesin e shtetasve të huaj në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.

Për ata që nuk janë të shkathët me internetin është aktivizuar një help desk telefonik falas i administruar nga Formez. Operatorët e “Linea Amica Immigrazione” u përgjigjen të interesuarve në italisht, frëngjisht ose spanjisht (803001 – opsioni 3 nga numër i telefonisë fikse ose 828881 nga celular) duke i ndihmuar të konsultojnë sitin dhe të gjejnë informacionet e nevojshme, por mbledhin edhe këshillat për të përmirësuar shërbimin.

PDF:  www.integrazionemigranti.gov.it

Miratohen në Kuvend ndryshimet në qeveri

Apeli refuzon ekstradimin e Kajollit në Itali ku është dënuar me 40 vjet burg