Fyerjet gjatë stërvitjes së Holandës, dhe ata (të shoqëruar me dhunë) gjatë ndeshjes Rusi-Republika Çeke. Pa llogaritur sulmet e Stormfront kundër Balotelli-t. Uefa bën thirrje për “tolerancë zero”, por arbitrat, tani për tani nuk kanë fishkëllyer
Romë, 12 qershor 2012 – Shumë goditje topit, asnjë racizmit. Nis keq kampionati Europian i Futbollit.
Një reportazh i transmetuar nga BBC pak ditë më parë pati denoncuar se mes tifozët ultrà polakë dhe ukrainas ka shumë nostalgjikë të nazizmit dhe supremacisë së. ”Mund të kritikohet për shumë gjëra shoqëria ukrainase, por në aspektin racizmit shumë vende të BE-së ia kalojnë. Qe përgjigjur Oleh Voloshyn, zëdhënës i ministrisë ukrainase të punëve të jashtme. “Racizmi nuk është pjesë e zakoneve tona” pati shtuar kryeministri polak Donald Tusk.
Por ka racistë, goxha, edhe pse sigurisht nuk janë vetëm ukrainas dhe polakë, dhe nuk pritën as të fillonte kampionati që të dëgjoheshin. Të mërkurën e kaluar, në Krakovi, kombëtarja holandeze po stërvitje me dyer të hapura në stadiumin e Ëisla kur një grup tifozësh vendas fyu dhe imituan majmunët duke iu referuar lojtarëve më ngjyrë që ndodheshin në fushë. “Tani, të paktën, e dimë se çfarë na pret: një mjedis i mrekullueshëm” bën shaka trajneri Bert van Marëijk.
Njëjta histori të premten, kur ekipet kombëtare të Rusisë dhe Republikës Çeke zbritën në fushën e Breslavës. Shumë tifozë rusë zgjodhën si objektiv lojtarin çek me origjinë etiopiane Gebre Selassie dhe ndeshja vazhdoi, megjithëse arbitrat në këto raste kanë mundësi ta ndërpresin atë. Disa tifozë rusë rrahën edhe katër punonjës polakë të stadiumit.
Ka dhe nga ata, si Mario Balotelli, që bëhen një viktima pa dalë ende në fushë. Mjaftoi që gjatë vizitës në kampin e Aushvic ai të thoshte se ka njërin nga prindët çifut, për të mbledhur rreth vetes urrejtjen e racistëve anonimë të Stormfront. “Një i zi i adoptuar nga çifutë? Vetëm ekzistenca e tij përmbledh të gjithë ndyrësinë të shoqërisë moderne!”
Ndërkohë, UEFA bën të ditur se “i ka shkruar kryebashkiakëve të qyteteve në Poloni dhe Ukrainë ku janë në program stërvitje me dyer të hapura dhe u ka kërkuar marrjen e të gjitha masave efikase dhe të nevojshme – ndër to edhe një shtim të pranisë së policisë – për të parandaluar çdo manifestim të qëndrimeve diskriminuese ose raciste”.
“Autoritetet – shpjegohet në një notë – duhet të sigurojnë që çdo person që përfshihet në episode racizmi, të nxirret menjëherë nga stadiumi dhe të mbahet larg nga rrethinat e tij, dhe që të fillohen procedime penale kundër atij individi. I është dërguar edhe një letër ministrit polak të sportit Joana Mucha, në të cilën kërkohet mbështetja e plotë e autoriteteve në trajtimin e këtyre çështjeve të rëndësishme.”
“Një sjellje e tillë – ngul këmbë organi më i lartë i qeverisjes së futbollit europian, është tërësisht e papajtueshëm me politikën e tolerancës zero të UEFA-s kundër çdo intensifikimi të qëndrimeve diskriminuese. UEFA është gjithsesi e bindur se autoritetet vendase do ta trajtojnë siç duhet çështjen”. Ndërsa priten më shumë policë, një sinjal shumë i fortë do të ishte edhe ndërprerja e një ndeshjeje për episode racizmi. Mjafton një fishkëllimë e arbitrit.