Pa punë e pa shtëpi, familja shqiptare Lushaj i kërkon ndihmë Komunës për një shtëpi me qira të ulët nga ato që ajo ka në dispozicion për njerëzit në nevojë
Romë, 4 prill 2011 – Gazeta lokale Varesenews ka botuar historinë e në familjeje shqiptare që ndodhet në rrethana shumë të vështira. Aktualisht Aleko Lushaj, 37 vjeç, bashkë me të shoqen Elida jetojnë në makinë, në parkingun përpara selisë së Komunës së Castellanza. Dy fëmijët e tyre janë strehuar tek miq në pritje të një banese.
Aleko Lushaj jeton në Itali prej vitit 2003 e siç rrëfen ai ka mbajtur gjithnjë me forcat e tij familjen duke i garantuar një jetesë normale. Por kushte e familjes janë keqësuar kur kryefamiljari ka humbur vendin e punës dhe Elida i është nënshtruar një operacioni të rëndë në veshka. Operacion i kryer në Shqipëri me para të marra me kredi. E tani kjo familje, megjithsëse Aleko është në kushtet e asistencës (cassa integrazione) nuk arrin të paguajë këstet e kresdisë dhe qiranë e banesës për familjen, e cila është në pritje të fëmijës së tretë.
Nëpërmjet shërbimeve sociale, familjes Lushaj i ishte gjetur një strehe, një hotel i paguar nga komuna vetëm për dy javë në pritje të një zgjidhjeje më afatgjatë.
Sipas përfaqësuesve të administratës vendase është bërë ç’ka qenë e mundur për të ndihmuar familjen shqiptare e cila kritikohet për faktin që ka menduar shumë vonë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe për të paraqitur kërkesën për një shtëpi të komunës. Dhe se i vetmi preventiv për qiranë e një shtëpie që çifti shqiptar ka çuar është shumë i lartë, e rreth 8 mijë auro në vit.
Nga ana tjetër, Aleko Lushaj rrëfen se “në Castellanza është shumë vështirë të gjendet një shtëpi e lirë, mund të gjesh vetëm monolokale. E aq më shumë që të gjithë e dinë se unë jam në asistencë, shto dhe që jemi shqiptarë, e për këtë as që na japin preventivin e qirasë së një shtëpie. Po deshët shkojmë bashkë në agjencitë imobiliare dhe e verifikojmë”.
Kryebashkiaku Fabrizio Farisoglio komenton rastin me pak fjalë “Nuk ka mundësi t’i jepet familjes Lushaj një shtëpi e komunës sepse nuk kanë të drejtë”. Lista e familjeve në pritje të një shtëpie të komunës është e gjatë dhe sipas administratës ka qytetarë që ndodhen në kushte më të vështira prej shumë vjetësh. Familja shqiptare është në një farë mënyre e dëmtuar nga fakti që kreyfamiljari ka ende një vend pune dhe që Edlira është operuar në Shqipëri, gjë që nuk i garanton asnjë ndihmë nga sistemi shëndetësor italian.