in

Fatkeqësi në punë në Marghera. Humbet jetën 33 vjeçari Tavani

Lili Tavani, rezident në Bergamo ka vdekur në një kabinë elektrike i përshkuar nga korrenti me tension të lartë 30-40 mijë volt. Një koleg i tij, edhe ai shqiptar, mbetet i plagosur

Romë, 10 prill 2013 – Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në Marghera ku ka humbur jetën punëtori 33 vjeçar Lili Tavani ndërsa një tjetër punëtor ka marrë djegie të rënda. Sipas lajmeve të para punëtorët kanë qenë duke punuar për bonifikimin e një zone industriale.

Tavani ka mbetur i djegur në një kabinë elektrike të tensionit të mesëm (30-40 mijë volt) që gjendet menjëherë jashtë kantierit ku punonte. Ndoshta ka prekur disa kabllo pa imagjinuar se në to kalonte korrent.

Në ndihmë të Tavanit kanë ndërhyrë dy punëtorë të tjerë, edhe ata shqiptarë, dhe në përpjekje për ta shpëtuar, njëri prej tyre djegur rëndë në një krah.

Kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Mestres e më pas policia për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Referendum i Radikalëve: “Qëndrim më i shkurtër në CIE dhe sanatore”

Çeku për familjet me shumë pjesëtarë. Gjykatësit këmbëngulin: “I takon kujt ka kartën e qëndrimit”