Kajolli, i dënuar me 40 vjet në Itali, i kapur në Shqipëri, për gjykatën e Fierit nuk duhet ekstraduar. Ndërpritet masa e sigurisë (arrest shtëpie) e vendosur për të
Tani për tani nuk do të ketë ekstradim për Fatmir Kajollin, shtetasi shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, i arrestuar në prill në Shqipëri.
Sipas të përditshmes Shqip, ditën e hënë, më 11 qershor, gjatë një seance në Gjykatën e Fierit, kryetari i trupit gjykues Piro Sota ka konsideruar të parregullt letër porosinë e dërguar nga pala italiane. Ai ka vënë në dukje se e konsideron të paligjshëm ekstradimin e biznesmenit dhe vendosi ndërprerjen e masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, aktualisht arrest shtëpie. Me fjalë të tjera që dje Fatmir Kajolli do të jetë i lirë të vazhdojë aktivitetin e tij, si biznesmen dhe si politikan. Ai është një person shumë i njohur dhe me influencë në qytetin e Fierit për angazhimin e tij politik, prej tre mandatesh si këshilltar bashkiak i Partisë Republikane.
Vendimi ka befasuar, por në këtë çështje nuk është hera e parë që mbërrijnë të papritura. Në muajin prill, pak ditë pas arrestimit, po gjykata e Fierit pati marrë vendimin e masës së arrestit të shtëpisë për këtë person, që drejtësia italiane po e kërkon prej 10 vjetësh e që duhet të vuajë një dënim prej 40 vjetësh heqje lirie.
Tani pritet që Prokuroria e Fierit ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit në Vlorë.