Qeveria ka aprovuar përfundimisht federalizmin fiskal të komunave. Kjo reformë u jep të drejtë Komunave të administrojnë vetë një pjesë të taksave të derdhura nga qytetarët e tyre, pa pritur që qeveria qendrore të rindajë fondet në territor.
Komunat do të vënë një lloj të ri takse mbi qiratë dhe shtëpitë e dyta, dhe do të mund të ngrenë paksa taksën e tanishme mbi të ardhurat. Do të ketë edhe taksa komunale për turistët që vizitojnë qytetet e artit apo kryeqendrat e provincave, apo të ashtuquajturat “taksa me qëllim”, të krijuara për financimin e veprave publike, si një rrugë apo një stadium.
Federalizmi fiskal komunal do të hyjë në fuqi pjesë pjesë, nga ky vit deri në 2014-tën. Kërkon të përgjegjësojë administratorët vendorë dhe t’u lejojë komunave më të pasura e të administruara më mirë të kenë më shumë resurse për rezidentët e tyre. Nga ana tjetër, në Komunat më të varfra apo të keq-administruara, qytetarët rrezikojnë të paguajnë më shumë taksa dhe t’u duhet të heqin dorë nga shërbime që deri më sot komuna garantonte falë fondeve shtetërore.