in

Fëmija im i shtrenjtë, sa shumë më kushton

Nga 6 deri në 13mijë euro. Kaq u kushton prindërve viti i parë i jetës së fëmijës sipas shoqatës së konsumatorëve Federconsumatori. Në listën e shpenzimeve janë pelenat, karroca, qumështi, veshmbathja dhe të gjitha gjërat e tjera të konsideruara të domosdoshme, që në përgjithësi kanë regjistruar një rritje prej 5% kundrejt vitit të shkuar.

Federconsumatori kërkon rikthimin e të ashtuquajturit bonus bebè, njëmijë euro të paguara nga shteti çdo familjeje që shtohet me një fëmijë.

Kjo ndihmë e vogël është hequr nga qeveria e tanishme dhe është zëvendësuar me “Fondo Nuovi Nati” që u lejon prindërve të rinj të kërkojnë hua prej 5mijë eurosh me interesa të përgjysmuara në krahasim me mesataren. Kjo ulje është e mundur sepse shteti merr përsipër të paguajë deri gjysmën e shumave të papaguara nga kredimarrësit ndaj edhe bankat rrezikojnë më pak.

Për më shumë informacion lidhuni me faqet internet www.fondonuovinati.it, ose kontaktoni në numrin falas 803164 ku përgjigjen në tetë gjuhë.

Lexo edhe: Familja shtohet me një foshnjë? Huaja rëndon më pak

Rinas: Oraret e fluturimeve në kohë reale

Klandestinët e sotëm janë italianët e të ardhmes